E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi dhe Jahjaga takohen me Hillary Clinton

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 13:02

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pritet që sot të takohen në New York me sekretaren e jashtme të SHBA’ve, Hillary Clinton.

Sipas burimeve të Expressit, Thaçi dhe Jahjaga pritet që të diskutojnë gjendjen aktuale në veri të Kosovës, por edhe për probleme politike dhe aktuale në vend.

Takimi në mes të Thaçit dhe Jahjagës është në vazhdën e takimeve që kryeministri dhe presidentja janë duke i zhvilluar në sesionin e përvitshëm në asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë burime të Expressit kanë thënë po ashtu se nuk pritet që të këtë një takim në mes të kryeministri Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadic.

Këtë lajm e ka mohuar edhe kabineti i presidentit serb ku një media kosovare kishte shkruar se Tadic dhe Thaçi do të takohen në New York ku edhe do të mund të diskutohet për heqjen e bllokadave të serbëve në Veri të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›