Beogradi: Tadic nuk i mori leje Prishtines

Zyra e shtypit e presidences serbe ka mohuar lajmet se presidenti Boris Tadic i ka marre leje institucioneve te Kosoves per viziten e tij.
“Presidenti Tadic eshte marre vesh vetem me te derguarin personal te shefit te Politikes se Jashtme dhe Sigurise se BE-se”, thuhet ne nje komunikate. Beogradi zyrtar ka pergenjeshtruar keshtu deklaraten e zedhenesit te presidentit te Kosoves, Xhavit Beqiri. Ky i fundit ka deklaruar lidhur me viziten e Tadic se, presidenti serb ka shkelur kushtet e vendosura nga Prishtina dhe per pasoje mundesite e tij per te vizituar Kosoven ne te ardhmen jane shume te paketa.