E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/Leon Panetta kërkon ndryshime në CIA

Drejtori i Shërbimit sekret amerikan CIA, Leon Panetta, ka urdhëruar ndryshime brenda organizatës, për ndjekje më të mirë të terroristëve të dyshuar dhe këmbimit më të shpejtë të informatave për aktivitetet e tyre.
Ky hap pasoi kritikat e ashpra të Shtëpisë së Bardhë në llogari të agjensive, për shkak se nuk kishin arritur të zbulojnë me kohë qëllimet e nigeriasit, i cili u përpoq të hedhë në erë aeroplanin mbi Detroit më 25 dhjetor.
Panetta e ka udhëzuar agjensinë që të finalizojë dhe të dërgojë informatat për "ekstremistët dhe terroristët e dyshuar komunitetit të gjerë të zbulimit brenda 48 orësh". CIA planifikon taë rrisë numrin e analistëve, të cilët do të përqëndrohen në Jemenin dhe Afrikën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›