Terrorizmi, dy të arrestuar në Nju Jork
Dy persona janë arrestuar në Nju Jork në kuadër të një hetimi për një atentat të Al Kaedës të parashikuar të bëhej në përvjetorin e tetë të 11 shtatorit. Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga FBI-ja.
Të dy janë bashkëpunëtorë të Najibullah Zazi me të cilin kanë blerë armatimet që do u shërbenin për sulmin terrorist. Zazi u arrestua në fillim të shtatorit me akuzën se ka blerë eksploziv dhe produkte kimike për të kryer atentate në vende të populluara në Nju Jork.