Beogradi dënon arrestimin e dy serbëve në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar arrestimin e dy serbëve në Komunën e Gjilanit, të dyshuar për spiunim.
Policia e Kosovës ka thënë të premten se ata janë duke u marrë në pyetje, pasi janë gjetur duke fotografuar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pjesën juglindore të vendit.
Zyra për Kosovën në Beograd i kërkon bashkësisë ndërkombëtare që të lirojë serbët në fjalë, duke thënë se siguria e këtij komuniteti është kërcënuar./Indeksonline/