E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër: Kërkohen hetime të OKB-së për armatimin kimik në Siri

Britania ka kërkuar që Siria t’i lejoj Kombet e Bashkuara për të zhvilluar hetime për armatimin kimik në këtë vend.

Këtë kërkesë e ka bërë sot kryeministri britanik, David Cameron, duke theksuar se ka prova “të kufizuara por në rritje” se regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, po përdorë armatik kimik.

Zoti Cameron i tha BBC-së se dëshmitë janë “shumë shqetësuese” dhe mund të cilësohen si krim lufte, nëse për to ka prova.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbrëmë shpalli se agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konkluduar “me shkallë të ndryshme të besimit” se regjimi i Assadit ka përdorë armatim kimik, përfshirë edhe gazin nervor, sarin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›