E Diel, 1 Nëntor 2026

Pala kosovare pranon planin, por jo edhe ajo serbe

“Takimi ka përfunduar pas dy ditëve të bisedimeve. Drafti i përgjithshëm ofruar për implementim nga ne është pranuar, por pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për të debatuar planin. Ne presim që takimi tjetër që do të mbahet për implementim të marrëveshjes, duhet të mbahet takimi në mes të dy kryeministrave dhe zonjës Ashton, ku edhe duhet të përafrohet plani implementues”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

---

Në Bruksel, po vazhdojnë takimet në mes të ekipeve të Kosovës dhe Serbisë, për implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në praninë e përfaqësuesit special të BE-së, Fernando Gentilini ekipet po diskutojnë për afatizimin e përmbushjes së 15 pikave të pajtuara në marrëveshje dhe prioritetet e punës në terren.

Zëvendëskryeministri i Kosovës , Hajredin Kuçi, njëherësh kryesuesi i ekipit të Kosovës nuk ka dashur të komentojë nëse sot do të arrihet apo jo, nënshkrimi i planit të implementimit.

“Jemi në takime ende dhe po diskutojmë”, ka thënë Kuçi për Indeksonline.

Ndryshe, planin e zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë do ta nënshkruajnë dy kryeministrat Thaçi e Daçiq së bashku me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa nënshkrimin në këto dy dokumente do e vejë edhe ndërmjetësja e dialogut , baronesha Catherine Ashton./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›