Beogradi do kod telefonik për Kosovën, që të ishte i Serbisë

Bisedimet teknike ndërmjet ekipeve nga Prishtina e Beogradi do të vazhdojnë në Bruksel më 30 e 31 maj. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Qeverisë serbe, Rasim Lajiq. Sipas tij, bisedimet do të përqendrohen në çështjen e telekomunikacionit.
Lajiq tha se qëndrimi i Serbisë është që nga Unioni ndërkombëtar për telekomunikacion “mund të kërkohet edhe një numër kodi, që do të konsiderohej si i Serbisë, dhe i cili do t’i jepej Kosovës në shfrytëzim të përkohshëm, deri në zgjidhjen e statusit”./Indeksonline/