E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentojnë ta thyejnë lokalin, e lëndojnë policin

Mbrëmë pas mesnate tre persona kanë tentuar të thyejnë një lokal në lagjen “Bregu i Diellit”. Të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës, duke vënë pengesa me ç’rast njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime të rënda në dorën e djathtë.

Policia është kanosur nga një i dyshuar edhe në Stacionin Policor, kurse me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërgohen në mbajtje.

Tek të dyshuarit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një boks hekuri dhe një shufër metali./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›