E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi e dinte ku fshihej Mlladic

Ne vitin 2008 qeveria serbe e dinte fare mire vendin ku fshihej i shumekerkuari per krime lufte gjenerali Ratko Mlladic.

Keshtu thuhet ne nje nga dokumentat e publikuara nga faqja Wikileaks te transmetuara ne edicionin on line te se perditshmes The Guardian.

Sipas dokumentit ne nje leter derguar Uashingtonit nga ambasada amerikane ne Beograd citohet nje oficer spanjoll qe ne vitin 2008 ka thene Qeveria e di me saktesi se ku ndodhet Mlladic.

Ne dokument tregohet gjithashtu shqetesimi i diplomateve perendimore se besniket e Mlladic kishin marre mbeshtetje nga Rusia.

Hezitimi i Rusise per te bashkepunuar rreth ceshtjes se Mlladic perputhet plotesisht me traditen e Kremlinit per te minuar punen e gjykates se Hages te cilen e sheh si nje instrument perendimor kunder sllaveve ortodokse citon dokumenti diplomatet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›