Top Show analistet diskutojne zgjedhjet ne Kosove

Analistet e politikes kosovare u mblodhen ne naten e trete te ciklit te emisioneve Kosova Zgjedh te Top Shoe per te komentuar dhe analizuar hollesisht fushaten e shkurter zgjedhore dhe skenaret e mundshem pas zgjedhjeve te 12 dhjetori.
Analistet thane se ne Kosove gjate kesaj periudhe te shkurter te fushates zgjedhore nuk eshte paraqitur nje program i mirefillte qeverises dhe se ndarja ne filozofi ne te majte dhe te djathte te partive ne Kosove nuk jane formuar.
Mentor Nazarko njohes i politikes kosovare tha se ne fushate eshte verejtuar retorika per te sulmuar PDK-ne duke e identifikuar ate me gabimet e qeverisjes kur ne bashkeqeverisje me te ishte edhe LDK.
Ne studio u analizuan edhe programet ekonomike te seciles parti si dhe mundesite per koalicionet postzgjedhore.