E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci premton NATO-n Mustafa shtetin ligjor

Partia Demokratike e Kosoves vazhdoi te enjten fushaten elektorale ne qytetin e Ferizajt dhe te Lipjanit.

Ne Lipjan kreu i PDK-se Hashim Thaci nen brohoritjen e simpatizanteve u ka uruar atyre fitoren e PDK-se dhe ftoi ata qe te dalin te votojne per numrin 49.

Kane mbetur edhe 2 dite te votoni per njerezit tuaj te punes te patriotizmit dhe qe nenshkruan deklaraten e pavaresise u shpreh Thaci.

Ndersa ne Ferizaj ai perseriti se ne rast te fitores brenda 15 muaj Kosova do te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave dhe gjate mandatit te ardhshem 4 vjecar anetaresimin e Kosoves ne NATO dhe OKB. Ne permbyllje te ketij tubimi u prezantuan kandidatet per deputete te PDK-se nga kjo komune.

Kryetari i LDK-se eshte shprehur i bindur ne Lipjan se kjo parti do te fitoje ne zgjedhjet e se dieles. Ai u premtoi qytetareve te kesaj ane se qeveria e formuar nga LDK do te ndertoje nje shtet te fuqishem.

Po ashtu sipas tij kjo gje do te reflektoje ne berjen e nje jete me te mire per te gjithe qytetaret e Kosoves.

Une ju garantoj se me perkrahjen tuaj dhe me mbeshtetjen e simpatizanteve te LDK-se e kemi fitoren perpara fitorja per ndertimin e nje shteti demokratik e ligjor e per ndertimin e nje ekonomie te forte qe do te perballoje te zgjidhe problemet tuaja dhe tonat tha Mustafa.

Ndersa kandidati per deputete nga kjo parti Naser Osmani shprehu bindjen e tij se LDK do te fitoje ne Lipjan me shume vota sesa qe ka votuar deri me tani.

Sipas tij lipjanasit jane provuar deri me tani me premtimet e te tjereve dhe tani i besojne LDK-se dhe kryetarit te saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›