E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi i gatshem per marreveshje te tjera me Prishtinen

Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic tha se Beogradi eshte i gatshem per marreveshje me Prishtinen rreth pjesemarrjes se perfaqesuesve te Serbise dhe Kosoves ne takimet nderkombetare.

Jemi te gatshem per marreveshje per te marre ne konsiderate propozimet. Kjo do te jete nje nga temat e dialogut Prishtine-Beograd. Jemi te gatshem per te zbatuar cdo marreveshje qe arrihet ka thene Jeremic per mediat serbe.

Serbia edhe kete vit e bojkoton Samitin e Kroacise per shkak te pjesemarrjes se Kosoves perkatesisht te kryeministrit Hashim Thaci.

Ky takim i cili zhvillon punimet sot dhe neser tubon perfaqesues te Bashkimit Evropian dhe lidere shteterore te vendeve te rajonit raporton radio Evropa e Lire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›