Siri: Armata hyn në Harasta
Forcat siriane të sigurimit hynë në Harasta, një paralagje kjo e kryeqytetit Damask, dhe vranë tre njerëz, njoftoi të premten grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në atë qytet janë paralajmëruar demonstrata kundër regjimit sirian.
Përndryshe, në lagjen në të cilën demonstruesit po protestojnë tash sa ditë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, duke kërkuar liri më të mëdha politike, të mërkurën mbrëma u njoftua se hynë rreth 300 ushtarë, duke shtirë mbi njerëz dhe duke arrestuar të dyshuar nëpër shtëpi.
Organizata siriane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Savasiah, njoftoi se forcat e sigurimit kryen bastisje edhe në spitalin kryesor të Harasta, gjë që ashër bërë praktikë e zakonshme në të gjitha qytetet siriane, dhe se prej atje morën me vete tre demonstrues të plagosur.
"Jetët e tyre sigurisht që janë në rrezik”, thuhet në njoftimin e Savasiah.
Njëkohësisht, Siria ka akuzuar SHBA’të për ndërhyrje në punët e saj të brendshme, pasi që ambasadori Robert Ford të enjten arriti në Hamma, për të shfaqur solidaritetin me popullatën që po përballet me dhunën ushtarake për shuarjen e protestave anti-qeveritare.