Irani kërcënon BBC-në për dokumentarin
Rrjeti BBC ka ngritur polemika mbi planet për të transmetuar një seri dokumentarësh për profetin mysliman, Muhamed. Tre seritë, Jeta e Muhamedit, kanë marrë reagimin e ashpër të zyrtarëve të Iranit, të cilët deklarojnë se vendi i tyre do të marrë veprime serioze nëse ai transmetohet. Ministri iranian i Kulturës, Mohamed Hoseini, i cili në fakt nuk i ka parë seritë, e ka cilësuar filmin një përpjekje nga armiku për të shkatërruar shenjtërinë islamike. Vendimi i BBC-së për të transmetuar një dokumentar mbi jetën e profetit Muhamed, duket i dyshimtë dhe, nëse dyshimet tona vërtetohen, sigurisht do të marrin veprime serioze, tha ai për agjencinë iraniane të lajmeve, Fars. Dokumentari, i cili parashikohet të transmetohet në mes të korrikut, pak para muajit të shenjtë të Ramazanit (në gusht), paraqet gazetarin Rageh Omar duke udhëtuar në vendlindjen e Muhamedit, Mekë, për të rigjetur gjurmët e profetit.