Beogradi kerkon negocimin e Marreveshjes se Kumanoves
Autoritetet ushtarake serbe kerkuan nga komandanti i KFOR-it Erhard Buhler qe te bisedojne per ndryshimin e vijes kufitare ne mes te Kosoves dhe Serbise. Lajmin e beri te ditur per gazeten nje burim nderkombetar sipas te cilit takimi i pare do te zhvillohet kete muaj ne Nish te Serbise.8232Takimi do te mbahet me 18 nentor dhe do te zhvillohet ne Nish. Ky takim do te mbahet me kerkese te autoriteteve ushtarake serbe te cilat kane kerkuar qe te ndryshohet vija kufitare me Kosoven ajo vije qe eshte caktuar sipas Marreveshjes se Kumanoves ka thene ky burim me kusht anonimiteti. Sipas tij per keto bisedime jane njoftuar edhe autoritetet ne Kosove e po ashtu eshte biseduar edhe ne takimin qe komandanti i KFOR-it ka mbajtur te premten me drejtorin e pergjithshem te Policise se Kosoves Reshat Maliqi.8232Per shkak te mosdefinimit te sakte te vijes kufitare banoret e Kosoves ne anen e Anamoraves ne kufi me Serbine shpeshhere jane konfrontuar me policine kufitare te Serbise. Muaj me pare ne Kamenice madje ka pasur edhe protesta nga banoret te cilet jane ankuar se autoritetet serbe te kufirit jane futur ne pjesen e Kosoves. 8232Sipas Marreveshjes se Kumanoves te nenshkruar ne mes te forcave te NATO-se dhe autoriteteve te atehershme te Serbise kufizimi i Kosoves me Serbine nuk eshte i definuar si Kufi por si Vije administrative kufitare.