LDK mban Kuvendin e Shtate Zgjedhor votohen drejtuesit
Prishtine 7 nentor NOA - Kuvendi i Shtate Zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosoves do te mbahet sot ku do te zgjidhen organet e reja drejtuese keshilli i pergjithshem kryesia e re dhe kryetari i partise.
Ka kohe qe flitet se krahas kryetarit aktual te kesaj partie Fatmir Sejdiu do te jete edhe Isa Mustafa kandidat per kryetar te LDK-se. Mustafa pretendon se ka votat e nje pjese te madhe te LDK-se.
Koheve te fundit LDK-ja eshte ballafaquar me situata shume kunderthenese vecmas pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga presidenti i Republikes se Kosoves pasi Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se ai ka shkelur Kushtetuten me mbajtjen edhe te funksionit te kryetarit te LDK-se ndonese me funksion te ngrire.
Disa nga veprimtaret e LDK-se edhe ne udheheqjen me te ngushte te saj Ali Lajci Astrit Haraqia e Bujar Bukoshi kerkuan qe Fatmir Sejdiu te jape doreheqje edhe nga kryetari i LDK-se nese deshiron qe partia te ec perpara pasi ai si shkeles i Kushtetutes nuk do ti beje nder udheheqjes se kesaj partie.
Kerkesat e tilla u injoruan ne menyren me mosperfillese nga Sejdiu dhe perkrahesit e tij duke e tensionuar vazhdimisht situaten brenda kesaj partie sa tani eshte evident perseritja e Kuvendit te karrikeve dhe ndarja edhe e njehershme e LDK-se ne dysh.
a.k/NOA