E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi kërkon ngritje të dialogut në nivel politi

Zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën mund të gjendet vetëm përmes dialogut politik, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug këshilltari i kryetarit të Serbisë Marko Gjuriq.

"Dëshirojmë që administrata e ardhme të ketë rezultate sa me ët prekshme lidhur em integrimet evropiane por edhe në bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinën”, ka thënë ai.

Gjuriq po ashtu ka shtuar se para përmbushej së këtyre qëllimeve është me rëndësi të arrihet konsensusi për strategjinë për Kosovën e cila do të përfshinte të gjitha çështjet esenciale: Çfarë do të jetë dialogu dhe në ç’ mënyrë OKB do të marrë pjesë në dialog. Kë do ta dërgojë në krye të dialogut Beogradi dhe me kë mund të bisedojnë autoritetet serbe në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se aktualisht e vetmja gjë e sigurt është se do të shkohet në ngritje të dialogut në nivel politik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›