Betohet për Kosovën

Serbia është bërë me Qeveri të re, më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve atje.
Parlamenti i Serbisë të premten në mesditë ka votuar kabinetin e ri qeveritar në krye me Ivica Dacic, lider i Partisë Socialiste dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i Slobodan Milosevic.
Sikurse Qeveria e kaluar, edhe Kryeministri i ri serb dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë janë betuar se do ta mbajnë Kosovën nën Serbi dhe do ta vazhdojnë politikën e njëjtë në raport me Prishtinën.
Megjithëkëtë, për të arritur deri te votimi për Qeverinë deputetët serbë kanë zhvilluar një debat maratonë, ku kanë plasur edhe akuza mes akterëve të politikës serbe.
Në ekspozenë e tij, para votimit Dacic ka përmendur edhe Kosovën duke thënë se vendi i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë.
“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës . Qeveria e Serbisë dëshiron normalizimin e jetës së të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...