Beogradi lobon te Obama për ndarjen e Kosovës

Përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkovic, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, ka deklaruar se Beogradi zyrtar po lobon në mënyrë të përshpejtuar në qarqet ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.
Ky lobim, siç ka thënë Trajkovic në një intervistë për revistën “Press”, kryesisht është fokusuar drejt SHBA-ve. Realiteti i jetës së serbëve në Kosovë, sipas Trajkovicit, tregon se Beogradi zyrtar është duke ndjekur dy politika, një për veriun e Kosovës dhe një tjetër për jugun e saj.
Trajkovic ka thënë se lobimi po zhvillohet drejt kabinetit të presidentit amerikan. “Sipas njohurive të mia, këtë projekt Serbia është duke u përpjekur që ta jetësojë nëpërmjet kabinetit të presidentit amerikan, Barack Obama”, ka thënë Trajkovic, për "Press", transmeton Telegrafi..
E pyetur se kush nga Beogradi është duke lobuar për ndarjen e Kosovës, Trajkovic nuk ka dëshiruar të përgjigjet, mirëpo ajo ka thënë se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga një politikë e tillë.
Madje, ajo ka kujtuar një rast kur disa vite më parë ka qenë pë vizitë në SHBA, dhe në kabinetin e nënpresidentit të atëhershëm amerikan, Dick Cheney, kishte dëgjuar se Kostunica, i cili ishte pritur një ditë më herët nga Cheney, i kishte ofruar atij “njohjen e territorit poshtë Ibrit, për territorin mbi Ibër.