Hyseni në Nicë, lobon te shtetet afrikane

Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, po e shfrytëzon vizitën në Francë, ku do të mbahet Konferenca Ministrore e Organizatës së Frankofonisë, për takime me homologë të tij të Bashkimit Afrikan, për të lobuar për njohjen e Kosovës.
Kryediplomati kosovar e ka filluar sot vizitën e tij në Francë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.
Sot, ministri Hyseni ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme te Tanzanisë, Bernard Kamillius Membe, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të gjatë dhe shumë përmbajtësore, njofton MPJ, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Në takim, ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Bashkuar e Tanzanisë. Ministri, gjithashtu, ka folur për procesin që ka çuar deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, përparimin që shteti i ri ka bërë, anëtarësimin ne organizata ndërkombëtare, si dhe për kontributin shumë të madh në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Njëkohësisht, ministri Hyseni ka theksuar rëndësinë që do të kishte njohja formale nga Tanzania për konsolidimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Membe, ka thënë se Tanzania është duke e konsideruar seriozisht njohjen e Kosovës. Të dy ministrat u pajtuan që të shkëmbejnë vizita të ndërsjella.
Gjatë ditës, ministri Hyseni do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Beninit.
Ministri Hyseni pritet që të zhvillojë takime të shumta me ministra të tjerë të Punëve të Jashtme të Bashkimit Afrikan, të cilët po qëndrojnë në Nicë.