E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi lobon te 'të painkuadruarit' kundër Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq ka biseduar sot me shefa të diplomacive të disa vendeve të “painkuadruara” për Kosovën. Serbia është vëzhguese në Lëvizjen e vendeve të Mosinkuadrimit.

Jeremiq ka biseduar me ministrat e jashtëm të Kuvajtit, Senegalit, Pakistanit, Mianmarit, Indisë, Libanit e Palestinës, ndërsa nesër prite të takohet me vende afrikane që nuk e kanë njohur Kosovën. Qëllimi i të gjitha takimeve ka qenë” forcimi i qëndrimit për të mos u njohur Kosova”, ka thënë Jeremiq, njofton Tanjug.

Jeremiq po ashtu ka kërkuar përkrahjen e këtyre vendeve që Serbia të zgjidhet kryesuese e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (Koha.net)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›