E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina merr kreun, ndalet Vëllaznimi

Prishtina ka shënuar fitore të thellë prej 1-5 kundër Gjilanit dhe ka marrë kështu kreun e tabelës me 53 pikë falë edhe humbjes së Trepçës ’89 kundër Hysit. Gjilanasit e nisën shumë mirë takimin, pasi kaluan në epërsi 1-0 që në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Genc Sermaxhaj. Mirëpo, Prishtina shumë shpejt arriti të barazojë rezultatin 1-1 me golin e Mentor Mazrekajt në minutën e 17-të. Kryeqytetasit vazhduan me sulmet e njëpasnjëshme dhe arritën që në minutën e 33-të të krijojnë epërsinë e parë, pas golit të shënuar nga Faton Zejnullahu. Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe tri herë të tjera dhe golashënues ishin Astrit Fazliu (62), Faton Zejnullahu (66) dhe Enis Fetahu (78). Gjilani pas këtij takimi mbetet në vendin e fundit me 24 pikë.

Besa – Vëllaznimi 3-0

Kandidati për titull, Vëllaznimi ka bërë një hap prapa në luftën për titull, pasi është mposhtur me rezultat të thellë 3-0 nga rivali i Dukagjinit, Besa. Golat për skuadrën pejane i shënuan Azil Salihu , Haxhi Zeka dhe Albin Krasniqi. Pas këtij takimi, Besa mbetet në pozitën e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Vëllaznimi në të treten më 50 pikë.

Lepenci – Trepça 2-0

Lepenci ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë Trepçën, me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën vendase u shënuan nga Xhavit Shabani në minutat e 8-të dhe 72-të. Pas kësaj fitoreje, Lepenci ngjitet në pozitën e tetë me 33 pikë, ndërsa Trepça mbetet në të 10-tën me 28-te pikë.

KEK-u – Liria 1-1

Takimi i vetëm që përfundoi pa fitues ishte ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Lirisë 1-1. Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa në pjesën e dytë ishte skuadra prizrenase që kaloi në epërsi e para në minutën e 61’të me anë të Vedat Muriçit. Vendasit arritën që në minutën e 87-të të barazojnë rezultatin me anë të Naim Kodraliut nga pika e bardhë. Pas këtij takimi, KEK-u mbetet në pozitën e 11 me 25 pikë, kurse Liria bie një pozitë më poshtë, në të nëntën me 32 pikë.

E enjte

Drenica – Drita 16:00

Tabela

1. Prishtina 28 24 53

2. Trepça '89 28 23 51

3. Vëllaznimi 28 7 50

4. Hysi 28 14 45

5. Drita 27 6 43

6. Besa 28 0 39

7. Drenica 27 1 34

8. Lepenci 28 -7 33

9. Liria 28 -9 32

10. Trepça 28 -12 28

11. KEK-u 28 -19 25

12. Gjilani 28 -26 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›