E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andre 3000 si Hendrix

Anëtari i grupit Outcast, Andre 3000, do të shfaqet në rolin e kitaristit të famshëm, Jimi Handrix, në filmin e ri hollivudian “All by my Side”.

Sipas gazetës britanike ‘The Guardian’, filmi do të fokusohet në periudhën kur Hendrix qëndroi në Britani (1966-1967) për të incizuar albumin "'Are You Experienced?" (A ke Përvojë).

Skenarin dhe regjinë e projektit, që ende është në fazën përgatitore, do ta bëjë John Ridley. Xhirimi i film it, i cili do të duhej të fillojë brenda tre javëve në Dublin, do të zgjas gjashtë javë.

Jozyrtarisht mësohet se filmi do të duhej të përshkruante se ishte zbuluar Hendix në një klub të New Yorkut nga e dashura e asokohshme e kitaristit të grupit Rolling Stones, Keith Richards. Pas njohjes me Hendix, Richard e kishte lidhur atë me menaxherin Chas Chandler, e ky i fundit pastaj,. më 1966, e kishte sjellë Hendix’in në Angli për të incizuar albumin 'Are You Experienced?"

Kohë më parë paralajmërohej se në këtë film do të duhej të aktronte edhe Hayley Atwell, por deri më tani është konfirmuar vetëm pjesëmarrja në film e Andre 3000.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›