Beogradi ne alarm per librin e Del Pontes
Pushteti ne Serbi eshte duke u perpjekur me cdo kusht qe te ndale botimin e librit te Karla Del Pontes, ish-kryeprokurores se Gjykates se Hages. Shtypja e librit ka filluar ne Itali. Ne te, Del Ponte zbulon planet per arrestimin e dy te shumekerkuarve te Gjykates se Hages, Ratko Mlladic dhe Ravodan Karaxhic. Pasi kane siguruar doreshkrimin, te cilin Del Ponte e ka mbajtur ne fshehtesi, autoritetet ne Beograd frikesohen se ish-prokurorja me botimin e librit do t'i "rrezikoje" perpjekjet e Beogradit per bashkepunim me Gjykaten e Hages, punen e ekipit veprues, si dhe te sherbimeve sekrete serbe.
Del Ponte ne librin e saj zbulon te gjitha ato qe i kane thene asaj zyrtaret serbe dhe shefat e sherbimeve serbe gjate takimeve zyrtare dhe jozyrtare qe ka mbajtur me ta, sikunder dhe se cfare kane ndermarre ata per arrestimin e te kerkuarve te Hages, para se gjithash te Mlladic dhe Karaxhic. Del Ponte zbulon dhe se kush jane mbeshtetesit e tyre si dhe jepen detaje nga arrestimi i gjeneralit Zdravko Tolimir, ish-shefit te gjeneral-shtabit per siguri te Ushtrise se Republikes Serbe, nje nga bashkepunetoret me te ngushte te Mlladicit.
Ne perpjekje per te ndalur botimin e detajeve, ekipi veprues i Serbise i ka derguar leter Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-Moon dhe Presidentit e prokurorit te ri te Gjykates se Hages. Beogradi kerkon qe "te shtyhet botimi i ketij libri per nje kohe te pershtatshme".