E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Sarkozi merr karton te verdhe

PARIS - Francezet i dhane kete fundjave karton te verdhe Presidentit Sarkozi, duke i "dhuruar" atij humbjen ne raundin e pare te zgjedhjeve vendore. Partia e tij konservatore, UMP, humbi ne fakt jo aq ndjeshem. Ne mbare vendin fitoi ne menyre te dukshme opozita e majte. Socialistet munden te marrin nje sere bashkish. Fransua Holande, shefi i socialisteve, foli per nje paralajmerim ne adrese te Presidentit dhe qeverise se tij per politiken e ndjekur. "Eshte vullneti per t´i dhene nje mesim Presidentit dhe qeverise per politiken e ndjekur per keto nente muaj".
Socialistet ia arriten qe te mbronin nje sere qytetesh qe ne raundin e pare te zgjedhjeve. Pervec kesaj, ata pushtuan edhe qendra te konservatoreve. Ne shume vende te tjera udheheqin dukshem para balotazhit te fundjaves se ardhshme. Sekretari i pergjithshem i partise qeverisese UMP, Patrik Devedjan, u perpoq te ngushellonte veten, me ate qe per partine e tij punet mund te kishin qene me keq. E vetmja shprese per kampin qeverises ne Bordo, Kryeministri i meparshem, Alen Zhype, siguroi postin e tij te kryetarit te bashkise qe ne raundin e pare.
Ndryshe nga c´e ka zakon, Sarkozi nuk doli para kamerave. Ia la kryetarit te qeverise qe te komentonte humbjen ne votime. Fransua Filon theksoi karakterin lokal te votimeve dhe mohoi ndikimet ne politiken e qeverise. "Nuk duhen ngaterruar gjerat", u shpreh Filon. "Politika e kombit eshte diskutuar ne pranvere te 2007 dhe eshte vendosur nga francezet", shtoi ai, duke perfunduar: "Ne mbahemi fort ne kursin e reformave".
Qe te henen e djeshme ka rinisur fushata zgjedhore. Te gjitha listat, qe se paku kane marre dhjete per qind te votave, dalin ne raundin e dyte. Ne shume qytete luan nje rol kyc partia e qendres MoDem. Formacioni i sapokrijuar nga Fransua Bajro, mund te jape tonin aty, ku rezultati i votimit eshte i paqarte. E thene qarte: "Ky aprovim i qarte i se majtes nuk do te thote aprovim per Partine Socialiste. Ky eshte paralajmerim ne adrese te qeverise". Bajro, qysh ne zgjedhjet presidenciale, kishte bere buje si personi i trete ne gare. Dhe kesaj radhe, ai pohoi se nuk do te jape rekomandime elektorale ne rang vendi. Por do te negocioje qytet per qytet, nese partia e tij do te beje pakt me te majtet apo me te djathtet.
Edhe Fronti Nacional pesoi nje renie tjeter ne votime. Partia ekstreme e djathte nuk ka nje perspektive reale per te marre ndonje bashki. Vajza e kryetarit te partise, Le Pen, ka arritur te hyje ne balotazh ne zonen e saj zgjedhore ne Francen e veriut. Por ajo konsiderohet me pak shanse per shkak te rezultatit te keq qe pati papritmas, ne raundin e pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›