E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi nuk do Thacin e do Pacollin

Sipas medieve ne Beograd Pacolli mund te jete nje person ndryshe per marredheniet mes Kosoves dhe Serbise

Per sa kohe kane zgjatur zgjedhjet ne Kosove negociatat per krijimin e qeverise vonesat dhe ndikimi i tyre ne proceset qe pritet te ndodhin kane qene nder lajmet kryesore ne mediat ne Serbi. Ne shumicen e televizioneve arritja e marreveshjes mes PDK-se dhe AKR-se ka qene nder lajmet e para krahas problemeve ne qeverine ne Beograd dhe shkarkimit te njerit prej ministrave serbe.

Keto dite tema kryesore ka qene sesa do te ndikoje ne shtyrjen e bisedimeve vonimi i qeverise e sidomos si mund te ndikoje zgjedhja e njerezve qe ne Serbi nuk gezojne popullaritet te mire. Por normalisht edhe pjesemarrja e serbeve ne Qeverine e Serbise dhe mundesia e bisedimeve te serbeve me serbet rreth Kosoves shkruan sot Koha Ditore.
Televizioni B92 ka informuar se arritja e marreveshjes mes dy partive shqiptare ne Kosove do te duhej te nderpriste kombinimet per formimin e koalicionit dhe qeverise pasi me kete mendohet se jane arritur te gjithe numrat e mundshem per ta formuar ate. Nderkaq nje nga elementet qe ka zgjuar kureshtjen e madhe te mediave por edhe te qytetareve ka qene fakti se Behgjet Pacolli do te jete president i Kosoves.
Parakushti qe Pacolli te jete presidenti i Kosoves ka qene moment kyc per koalicion me Thacin shkruan e perditshmja beogradase Blic.
Analisti Dashan Janjiq ka vleresuar se nuk ka qene nje befasi e madhe fakti qe Pacolli eshte futur ne koalicion me Thacin ndonese ne Serbi ka pasur edhe pritje te tjera.
Ekzistojne disa probleme per marredheniet ne te ardhmen pasi me gjase Thaci do te jete kryeminister nderkaq edhe Agim Ceku mund te jete nje nga ministrat e Qeverise se Kosoves dhe per te dy ekzistojne disa aktakuza ne Serbi thekson Janjiq. Ai sqaron se per nje pjese te kabinetit qeveritar do te kete paragjykime dhe do te kete tentime qe te mos kontaktohet shume me ta edhe ne rast te bisedimeve ne mes te Kosoves dhe Serbise. Por ne rastin e Pacollit president mund te kete mendime me te ndryshme per kete. Pacolli ka nje imazh te dyfishte ne Serbi. Nje pjese e njohin si biznesmen te famshem te pasur kontrovers si i afert me shume sherbime sekrete afera te ndryshme krime. Por ekziston nje grup i mire i njerezve i kompanive i agjencive te ndryshme te konsultimit dhe biznesmeneve qe kane deshire dhe pelqejne te punojne me Pacollin ne Serbi thekson Janjiq.
Por sipas tij Pacolli mund te jete nje kanal shume i mire ne mes te Kosoves dhe Serbise ne raste te krizave dhe kerkesave per zgjidhje te ndryshme.
Megjithate Janjiq mendon se tani Beogradi do te mendoje se cilat jane potencialet e verteta per dialogun me Kosoven dhe potencialet reale te Qeverise se Kosoves. Beogradi do te mundohet te mos vije deri te takimi Thaci - Tadiq ne bisedime ose qe kjo te ndodhe sa me vone per shkak te aferave te fundit edhe lidhur me raportin e Dick Martyt. Nderkaq temat e tjera do te jene normale dhe tani ka mjaft kontakte ne mes te disa grupeve thekson Janjiq.
Sipas tij nga Brukseli vijne indikacione per dy periudha per fillimin e bisedimeve.
Eumlshte fundi i marsit dhe nje tjeter eshte mesi i muajit maj. Ekzistojne hamendesime se a do te kemi kete vit apo ne teresi 130 apo 90 dite pune per bisedime. Ka pak kohe realisht kete vit nderkaq Grupi i Kontaktit do te beje dicka qe nje ceshtje te hiqet nga rendi i dites pra dicka te zgjidhet dhe kjo mund te jete pranimi i targave nga te dyja anet apo tolerimi i tyre thote Janjiq duke kujtuar se Serbia ne vjeshte te ketij viti hyn ne pergatitjet parazgjedhore per vitin e ardhshem apo edhe per kete vit nese ato do te jene te parakohshme. Ne kete rast mundesia per te biseduar shume dhe per te pasur rezultate konkrete eshte shume e vogel shton ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›