E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, ministri i mbrojtjes akuzohet për plagjiaturë

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Karl-Theodor zu Guttenber, po ballafaqohet me akuza se e ka kopjuar punën e të tjerëve në doktoratën e tij.

Zoti Guttenberg, aristokrat 39 vjeçar, të cilin hulumtimet e opinionit e paraqesin si politikanin më të popullarizuar në Gjermani, shihet si kandidat i mundshëm i ardhshëm për kancelar.

Mediat gjermane këtë javë kanë shprehur dyshime se ai ka kopjuar nga autorët e tjerë dhe ato i ka paraqitur si të vetat.

Universiteti Bayreuth, ku ministri e ka kryer temën e doktoraturës, po i shikon këto akuza.

Vetë Guttenberg thotë se akuzat janë “të çuditshme”.

Aktualisht, ai ishte i involvuar në disa kundërthënie në ministrinë e mbrojtjes, por mediat gjermane raportojnë se akuzat për plagjiaturë mund të jenë më të dëmshmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›