E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi nuk do të pyetet për veriun e Kosovës

PRISHTINE-“Beogradi nuk do të jetë partner dhe as nuk do të pyetet sa i përket zbatimit të strategjisë së Qeverisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë për veriun e Kosovës”, deklaroi dje kryeministri Hashim Thaçi. Reagimi i tij, të cilin e transmeton radio “Evropa e Lirë”, pasoi deklaratat e djeshme të zyrtarëve të Beogradit se strategjia për veriun nuk mund të implementohet pa qeverinë e Serbisë. “Me Beogradin mund të kemi bashkëpunim ndërfqinjësor, ndërsa sa i përket strategjisë, ajo është e qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë”, tha Thaçi. Ai paralajmëroi sërish ndarjen e një fondi të veçantë për veriun si pjesë e përkushtimeve për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit juridik e kushtetues të Kosovës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›