Lorik Cana i kerkon falje fansave pas paraqitjes "horror" ndaj Celsit
LONDER- Mesfushori i kombëtares shqiptare Lorik Cana i kërkon ndjesë fansave të Sanderlendit pas humbjes 7- 2 kundër Celsit në ndeshjen e së shtunës. Në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Stiv Brus, kapiteni i Sanderlendit, Lorik Cana ka thënë se është koha që lojtarët të mbanin përgjegjësi për humbjen. “Ne jemi të gjithë të shokur mbi atë cka ndodhi. Ne nuk ishin në nivel të pranueshëm dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë. Ne ishim shumë keq, sidomos në 15 minutat e para të ndeshjes. Pas kësaj ishte shumë e vështirë, ndërsa ishte shumë më e lehtë për Celsin. Ne duhet të përpiqemi të ndryshojmë javën tjetër. “ ka thënë Cana citojnë mediat britanike“Kam luajtur për skuadra që kanë pësuar humbje të thella, por nuk kam qenë kurrë pjesë e një skuadre që ka marrë 7 gola në një lojë. është e dhimshme.”- vazhdoi më tej mesfushori shqiptar duke shtuar se “U përpoqëm që të ndryshonim gjërat në pjesën tjetër të lojës, dhe në pjesën e dytë të gjysmës së dytë të lojës skuadra ishte pak më mirë, por sërish ishte një diferencë e madhe mes dy skuadrave. Ne ia bëmë lojën shumë të lehtë atyre.” “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe dimë se duhej të ishim shumë më mirë. Kemi shumë fansa që marrin udhëtime të gjata për të mbërritur në Londër dhe për të parë ndeshjet tona dhe ne i kemi zhgënjyer ato. Por jam i sigurtë që ata nuk duan që të heqim dorë."- theksoi kapiteni i Sanderlend. Trajneri Stiv Brus tha “ Nuk më pelqën të bëj justifikime. Ne u mundëm nga një skuadër e mirë dhe të vret kur je rrahur si kjo. Nuk mund të bëj me faj ata për përpjekjet e tyre por thjesht nuk mundëm ti përballonim.""Një humbje si kjo është gjithmonë e dëmshme. Askush nuk ndihet më keq se ne, edhe për ditët në vazhdim, por gjykoj njerëzit nga mënyra si përgjigjen ato.”- ka thënë Brus duke mbrojtur kontratën e firmosur për të pasur Lorik Canën si kapiten në skuadrën e Sandërlendit.Ndeshja e së shtunës ndaj Celsit ishte një nga ndeshjet më të dobëta të Sandërlendit. Loriku gaboi në momentin e golit të parë, kur mbajti në pozicion jashtë loje Anelka, por edhe në të tretin e shënuar nga Eshli Kol, kur doli huq me shtrirjen e tij. Celsi kaloi ndeshjen si një shëtitje megjithëse i mungonin 4 lojtarë të formacionit bazë si Drogba, Esien, Kalu apo Xhon obi Mikel. (s.g/balkanWeb)