E Diel, 1 Nëntor 2026

Devijoi destinacionin, avioni nga Sllovakia niset sot në Bolonje

BRATISLAVE- 110 pasagjerët cilët përfunduan në Bratisllavë të Sllovakisë pas devijimit të fluturimit nga pilotët cekë do të rinisin sot udhëtimin drejt destinacionit Bolonjë. Pas berjes publike te skandalit ne Gazeta Shqiptare, pasagjeret ishin akomoduar ne hotelin e aeroportit te Sllovakise per te kaluar naten.  Avioni i Albania Airlines i tipit Boeing 737/300 ishte nisur dje rreth oërs 16.31 nga aeroporti Nënë Tereza në Tirana dhe do të zbriste në Bolonja të Italisë. Por dy pilotët cekë, kanë vendosur devijimin e fluturimit si shenjë rebelimi ndaj mosmarrjes së pagës. Pasi avioni ndenji për më shumë se 3 orë në ajër ai zbriti në Bratislavë.Skandali i devijimit të fluturimit u bë i ditur mbrëmë nga familjarët e pasagjerëve të cilët të shqetësuar denoncuan në Gazeta Shqiptare.Nga kontaktet telefonike të mbrëmshme pasagjerët thonë se deri në orën 23:00 të mbrëmjes së të dielës nuk kishin marrë asnjë lloj ndihme apo asistence, ndërsa në sallën e vogël ku ishin akomoduar ndodheshin fëmijë të vegjël me temperaturë e gra shtatzënë. Moti i ftohtë dhe temperaturat deri në – 4 gradë celcius në Bratislavë nuk ishin aspak të favorshme për këta pasagjerë. “Na kanë njoftuar se do nisemi nga Bratislava rreth orës 12.00”- bëri të ditur sot në mëngjes Dori, një nga pasagjerët e avionit, në një kontakt telefonik me televizionin NEWS24.Me autorizimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil Kompania ajrore “Albanian Airlines Mak”, do të organizojë një fluturim ekstra për te transportuar pasagjerët nga Aeroporti i Bratislaves për në Aeroportin e Bolonjës. Skandali i devijimit të fluturimit u bë i ditur mbrëmë nga familjarët e pasagjerëve të cilët të shqetësuar denoncuan në Gazeta Shqiptare. Pasagjerëve u ishte thënë se bëhej fjalë për një defekt në avion dhe një ulje të detyruar në Sllovaki , ndërsa destinacioni ka qënë Bolonja. Nëpërmjet një njoftimi të djeshëm të ministrisë informohej se deri ne momentin e daljes nga hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë, avioni kishte fluturuar sipas planit te aprovuar te fluturimit nga autoritetet shqiptare me destinacion Bolonjën.Ministria e Transporteve ngriti një grup pune për të hetuar ngjarjen e pazakontë, ndërkohë që Ministria e Jashtme nisi urgjentisht drejt Bratislavës të ngarkuarin me punë në Vienë.Pas ndërhyrjes institucionale pasagjerët ishin akomoduar në hotel në aeroportin e Bratislavës për të kaluar natën ndërsa sot në mesditë avioni tjetër do të bëjë transportimin e tyre drejt Italisë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›