Beogradi pret te fitoje statusin e kandidatit per antaresim ne BE

Serbia pret qe ndaj Beogradit te shtohen presionet e disa shteteve per njohjen e pavaresise se Kosoves por ajo i ka vijat e saja kufitare te cilat nuk do ti kaloje theksoi Boris Tadiq pas takimit me presidentin e Keshillit te BE Herman van Rompuy. Perfaqesuesi i BE mbeshteti dialogun Prishtine - Beograd per zgjidhjen e ceshtjeve teknike me shpresen se palet do te tregojne vendosmeri dhe perkushtim per arritjen e zgjidhjeve. Presidenti Tadiq shprehu gatishmerine qe te angazhohet per zgjidhjen e problemeve per qytetaret ne Kosove por edhe nje here theksoi se Beogradi kurre nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves.
Sa i perket ceshtjeve te tjera bashkebiseduesit kishin qendrime te njejta. Me arrestimin e Ratko Mlladiqit Serbia ka bere nje hap te madh ne drejtim te Evropes tha Herman van Rompuy i cili premtoi mbeshtetjen e Serbise ne rrugen e saj drejt afrimit me BE-ne. bdquoRruga perpara eshte ende e veshtire por tani eshte menjanuar nje pengese shume e madhe. Serbise i hapen mundesi te reja dhe do te ishte mire qe ne kete rruge te beje sa me shume perparim theksoi Herman van Rompuy.
Ndersa Tadiq u shpreh se me arrestimin e Mlladiqit eshte mbyllur nje kapitull i historise me te re. Tani vendi eshte fokusuar ne reforma perfundimin e bashkepunimit me Tribunalin e Hages dhe permiresimin e kushteve ekonomike ne vend. bdquoMund te pritet qe te plotesojme kushtet dhe te bejme reformat ne perputhje me vlerat evropiane. Bashkepunimi me Hagen eshte i rendesishem per shkak te pergjegjesise sone morale dhe sistemit juridik por ne radhe te pare per veten tone tha Tadiq.Bildunterschrift Presidenti serb Boris Tadiq dhe presidenti i Keshillit te BE-se Van Rompuy
Presidenti serb pret deri ne fund te vitit te plotesohen kushtet qe vendi i tij te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE ndersa deri ne pranveren e vitit te ardhshem te fillojne negociatat per anetaresim.
Herman van Rompuy shpreson se arrestimi i Mlladiqit do te jete nje hap me afer pajtimit stabilitetit dhe paqes se perhershme ne kete rajon. bdquoBashkepunimi rajonal pajtimi dhe perparimi ne rrugen e integrimeve evropiane sherbejne si garanci se e kaluara nuk do te perseritet kurre theksoi Herman van Rompuy.
Ndersa Tadiq tha se Serbia eshte e interesuar qe edhe vendet tjera te behen anetare te BE-se duke shtuar se ajo eshte e lidhur me vendet e rajonit per dekada dhe shekuj te tere. Objektivi yne final eshte Bashkimi Evropian theksoi presidenti serb Boris Tadiq.
Autor Bahri Cani
RedaktoiAida Cama