fare do te thote kthese energjetike

Gjermania kerkon qe deri ne vitin 2022 te realizoje strukture energjetike pa energji atomike me cmime sociale energjie pa rrezikuar aftesine konkuruese te ekonomise dhe duke respektuar objektivat per mbrojtjen e klimes si dhe pa u kthyer ne vend ku ikin dritat. Atyre qe shprehin dyshime nese kjo eshte e mundur te realizohet i kthen pergjigje shefi i Komisionit te etikes per furnizimin e sigurt me energji te emeruar nga qeveria Klaus Toumlpfer ish-shefi i programit per ambientin te KB E rendesishme eshte qe vendimi eshte mare dhe qe ai nuk vihet ne pikepyetje. Perndryshe bie menjehere ne profecira qe realizohen vete. Nese nuk besoj se mund te arrihet atehere ajo nuk arrihet.
Bildunterschrift Merkel ne konferencen e shtypit
Ne te njejten menyre shpreh vendosmerine ne kthesen qe ka marre edhe qeveria e kristiandemokrateve dhe liberaleve deri tani pro energjise atomike. Ajo do te donte qe ligjet per shkeputjen nga energjia atomike te aprovoheshin nga parlamenti para pushimeve te veres dhe qe kjo te behej ne konsensus me opoziten. Gjermaneve pionere te largimit nga energjia atomike kancelarja Angela Merkel i premton mireqenie dhe zhvillim ekonomik Duke qene komb i madh industrial ne jemi ne gjendje te arrijme nje kthese te tille drejt energjive me eficiente dhe te rinovueshme me te gjitha shanset qe lidhen me te per eksportet zhvillimin teknologjine vendet e punes.
Disa politikane ne kampin qeveritar bejne thirrje per perpjekje kombetare te ngjashme me ato te bera per bashkimin gjerman. Ne princip edhe opozita eshte per largimin nga energjia atomike por Te gjelberit dhe Te majtet duan ta realizojne ate para vitit 2022. Partite opozitare duan qe largimi nga energjia atomike te jete i pakthyeshem sepse ata nuk i besojne koalicionit qeveritar.
Bildunterschrift Demostrata kunder energjise atomike
Kryetari i Te gjelberve Cem Oumlzdemir kritikon se qeveria do i lejoje pjesen me te madhe te centraleve elekrtike deri ne daten e largimit nga energjia atomike Une nuk i ze bese atyre dhe druaj se do te thone Tani kemi nje problem ne nuk jemi ne gjendje te mbyllim menjehere kaq shume centrale atomike keshtu qe duhet te kthehemi mbrapsht. Kush kerkon qe te arrije largimin e besueshem nga energjia atomike ai duhet te beje te gjitha hapat nje pas nje me synime te qarta vjetore me date te qarte perfundimtare pa prapaskena.
Te gjelberit dhe socialdemokratet kerkojne plane te sakta kohore per mbylljen e cdo reaktori. Te majtet kerkojne madje qe heqja dore nga energjia atomike te ankorohet edhe ne kushtetute. Kerkesa nuk ka vetem opozita. Nje koncern i madh energjetik Eon ka njoftuar tashme padite per demshperblim ne nivelin e miliardave koncernet e tjera do te pasojne.
Zemerim vjen edhe nga iniciativat qytetare. Sepse ngritja e sistemeve te energjise se eres kerkon ndertimin e rrugeve te reja te rrymes te cilat do te kalojne neper rivierat dhe pyjet e medha dhe kerkush nuk deshiron ti kete ato afer. Disa lande federale druhen se do te humbase sovraniteti i tyre ne planifikim. Si dikur per ndertimin e lindjes edhe tani qeveria kerkon te nxjerre rregulla te vecanta qe do te pershpejtojne proceset e marrjes se lejes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i Komisionit te etikes per furnizimin e sigurt me energji te emeruar nga qeveria Klaus Tpfer
Edhe pyetjes sa do te shtrenjtohet energjia ne Gjermani ne te ardhmen kerkush nuk i pergjigjet ne menyre te besueshme. Deri tani eshte folur per rritje te uleta cmimesh per qytetaret. Firmat qe konsumojne shume energji qeveria kerkon ti ndihmoje me gjysme miliarde euro shume per te cilen disa mendojne se eshte e vogel.
Me interesantja eshte pyetja nese furnizimi me energji i ekonomise se katert me te fuqishme te botes do te kete edhe ne te ardhmen baze stabile. Kancelarja Merkel i trembet pasojave qe mund te kete nje shperberje e sistemit te furnizimit me energji.
AutorBernd Graumlszligler/Aida Cama
RedaktoiElert Ajazaj