E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi shpërndan kuvendet e 4 komunave serbe

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë sot kuvendet e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në njoftimin e ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.

Qeveria e Serbisë, në seancën e sotme, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ky mekanizëm, i cili ka për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, parashihet me Marrëveshjen për Normalizim të Marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrëjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›