Suspendohet shefja e Dermatologjisë në QKUK

Është suspenduar nga vendi i saj i punës shefja Dermatologjisë në Qendrën klinike Universitare të Kosovës, Mybera Ferizi, raporton ktv. Suspendimi i saj nga QKUK-ja është bërë nga Komisioni disiplinor i QKUK-së për shkak të shkeljeve të shumta që ka bërë Ferizi në vendin e saj të punës. Këtë e ka konfirmuar edhe anëtari i Komisionit Disiplinor në QKUK, Ferat Sallahu. Ai ka pohuar se arsyeja e suspendimit janë ankesat që kanë marrë për neglizhencë si të orarit të punës dhe sjellje jo të mira të doktoreshës. Sallahu ka thënë se Komisioni ka kohë deri në 6 muaj për t’i verifikuar ankesat e bëra. Ndërsa dermatologia ka refuzuar të flasë për rastin. /Indeksonline/