E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj Ia vlen te enderrojme

Shqiperia nisi pergatitjet per ndeshjen kunder Bosnjes 8 tetor Qemal Stafa sfida e trete ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.

Pergatitjet nuk do ti drejtoje trajneri i Kombetares Josip Kuzhe i shtruar ne spital pas hemorragjise cerebrale por ndihmesi i tij Xhemal Mustedanagic.

Portieri veteran Arjan Beqaj nje nga lojtaret me te rendesishem te kuqezinjve theksoi se fitorja kunder Bosnjes munde te jete nje hap i rendesishem per arritjen e objektiva qe ka ekipi yne perfaqesues.

Kosovari Bosnja eshte nje ekip me pretendime ne keto eliminatore. Ne rast se ne do te fitojme dhe do te arrijme ne kuoten e 7 pikeve perse mos te pretendojme edhe me tej.

Shqiperia merr pjese ne edicionin e saj te 11-te ne eliminatoret e nje Europiani por ajo kurre nuk ka arritur as te kualifikohet por gjithmone eshte renditur ne dy-tre vendet e fundit ne grup.

Une nuk them se do te kualifikohemi - tha Beqaj i cili luan ne Qipro me Olimpiakosin e Nikosias - por nese ke shtate pike dhe ke nje ndeshje perpara atehere ne futboll cdo eshte e mundur.

Trajneri Josip Kuzhe do te mungoje ne ndeshjen kunder Bosnjes dhe ne vend te tij do te ulet ndihmesi i tij Xhemal Mustedanagic.

Beqaj e ka perjetuar nje rast te ngjashem kur ne gjate eliminatoreve te Euro 2008-s vendin e ish-trajnerit Oto Baric e zuri ndihmesi i tij Slavko Kovacic.

Arjani tha Per ne semundja e Kuzhese ishte nje shock te pakten dhe nga ana njerezore. Tani kemi trajner Xhemon. Kemi shume raporte te mire me te. Kemi besim te ai. Kjo eshte shume e rendesishme. Nuk diskutohet qe ne do te japim me te miren tone.

Ndeshja me Bosnjen sigurisht ka veshtiresite e veta dhe nga ana tjeter me keto fatkeqesi qe na kane ndodhur ne prag ndeshje. Megjithate nganjehere keto gjera e forcojne me teper ekipin. Sigurisht eshte fatkeqesi dhe per trajnerin dhe per Currin qe eshte demtuar. Natyrisht qe ekipit do te impenjohet edhe me shume - perfundoi Arjan Beqaj.

Pas dy ndeshjeve te para Shqiperia kryeson me 4 pike grupin D eliminator te Euro 2012.

Ne dy takimet e vetme te Shqiperise kunder Bosnjes qe te dyja miqesore e qe datojne para 15 vjetesh me 30 nentor 1995 Shqiperia fitoi 2-0 ne Tirane dhe barazoi 0-0 ne Zenica 24 prill 1996.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 04 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›