E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustedanagic Te fitojme per Kuzhene

Xhemal Mustedanagic do te ulet per here te pare ne stolin e nje perfaqesuese dhe ironia e fatit e ka vendosur perballe Kombetares se vendit te tij Bosnje-Hercegovines.

Ne fakt Xhemo eshte i komanduar ne bankine per te zevendesuar trajnerin zyrtar Josip Kuzhe i goditur nga hemorragjia cerebrale vetem kater dite me pare. Mustedanagic Fitorja kunder Bosnje-Hercegovines do te ishte dedikimi me i mire qe mund ti behej Josip Kuzheze.

Per Mustedanagicin kjo do te jete ndeshja e tij e 12-te si pjese e stafit teknik por e pare ne rolin e nje trajneri te pare. Kunder Bosnjes Mustedanagic do te luaje ndaj vendlindjes se tij por trajneri ka bere te ditur se do te jepte gjithcka per te fituar kete ndeshje.

Une dhe te gjithe lojtaret shpresojme ne nje sherim sa me te shpejte te trajnerit. Por tani kemi nje ndeshje shume te rendesishme ku duhet te japim maksimumin per te fituar. Do te ishte dedikimi me i mire per Kuzhene. Eshte e vertete qe une jam boshnjak por do te jepja gjithcka vetem per te fituar kete ndeshje - tha Xhemal Mustedanagic. Pervec Kuzhese skuadra shqiptare duhet te beje ne keto ndeshje pa mbrojtesin Debatik Curri ky i fundit do te mungoje per shkak te nje demtimi te rende ne gju.

E PARA NE GRUP

Shqiperia ndodhet ne krye te grupit D me kater pike pas dy ndeshjeve te para nje me shume se kundershtarja e radhes Bosnje-Hercegovina 3 dhe me te njejten kuote pikesh sa kundershtari i 12 tetorit Bjellorusia. Kombetarja e Shqiperise nuk humbet prej tetorit te vitit 2009 kur humbi 4-1 me Suedine dhe qysh atehere ka marre shtate rezultate pozitive rresht ne dy ndeshjet zyrtare dhe pese miqesoret.

NDESHJA E FUNDIT
Ne ndeshjen e fundit zyrtare kuqezinjte fituan 1-0 ndaj Luksemburgut ne Qemal Stafa. Golin e fitores e shenoi Hamdi Salihi pas nje krosimi te Armend Dallkut.

CMIMET E BILETAVE
Per ndeshjen kunder Bosnjes nje bilete ne tribunat kryesore A B kushton 5 mije leke ne tribune perballe D2 kushton 1 mije leke dhe ne ato D1 D3 1 mije leke.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 04 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›