Trajneri Kuzhe drejt permiresimit

Trajneri i Kombetares shqiptare te futbollit kroati Josip Kuzhe 58 vjec mund ti rikthehet aktivitetit normal pas nje periudhe 4 deri ne 6 jave ne gjendja shendetesore do te vazhdoje me keto ritme drejt permiresimit.
Konfirmimi vjen nga neurokirurgu i Spitalit Amerikan Fatos Olldashi pas rezultateve pozitive qe dha rezonanca manjetike e kryer te henen.
Trajneri Kuzhe i cili e mori bankinen nga holandezi Ari Han ne maj te vitit 2009 u godit nga nje hemorragji cerebrale te enjten e kaluar.
Kroati nuk do ta drejtoje Perfaqesuesen e Shqiperise ne dy ndeshjet e ardhshme ne ato kunder Bosnjes 8 tetor ne Tirane dhe Bjellorusise 12 tetor ne Minsk.
Ndihmesi i Kuzhese boshnjaku Xhemal Mustedanagic do te ulet ne bankine per keto ndeshje ku pa dyshim emocionet me te medha i ka kunder Kombetares se vendit te origjines Bosnjes.
Mustedanagic vleresoi lojen e lojtareve qe ka ne dispozicion duke theksuar Shqiperia po luan shume mire sidomos ne Tirane. Gjithsesi - shtoi ai - Bosnja eshte favorite per kete ndeshje pasi ka cilesi me te mire lojtaresh.
Shqiperia ndodhet ne krye te grupit D me kater pike pas dy ndeshjeve te para nje me shume se kundershtarja e radhes Bosnje-Hercegovina 3 dhe me te njejten kuote pikesh sa kundershtari i 12 tetorit Bjellorusia.
Kombetarja e Shqiperise nuk humbet prej tetorit te vitit 2009 kur humbi 4-1 me Suedine dhe qysh atehere ka marre shtate rezultate pozitive rresht ne dy ndeshjet zyrtare dhe pese miqesoret.
Ne ndeshjen e fundit zyrtare kuqezinjte fituan 1-0 ndaj Luksemburgut ne Qemal Stafa.
Per ndeshjen kunder Bosnjes nje bilete ne tribunat kryesore A B kushton 5 mije leke ne tribune perballe D2 kushton 1 mije leke dhe ne ato D1 D3 1 mije leke.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 04 Tetor 2010