Beqaj drejt rikthimit, sot ne pikepyetje
Trajneri i Anorthosis Famagusta, Temur Ketsbaja eshte shprehur i shqetesuar para ndeshjes se sotme me Panathinaikosin, sepse Arjan Beqaj nuk eshte rikuperuar akoma dhe sipas stafit mjekesor eshte ne dyshim per t'u aktivizuar. Mungesa e portierit te perfaqesues sone eshte pothuajse e sigurt. Para se Anorthosis te nisej drejt Greqise, nga Qipro raportohet se portieri i ekipit tone perfaqesues Arjan Beqaj pritet te jete mungesa kryesore e formacionit qipriot. Beqaj kreu nje faze fizioterapie ne Belgjike, me qellim qe te rikthehej medoemos para ndeshjes se sotme, por nje dite para se te luhet sfida vendimtare shanset qe ai te luaje jane te pakta. Portieri kuqezi eshte demtuar para nje muaji, ne Milano, ne ndeshjen perballe Interit. Trajneri Ketsbaja do te kete edhe nje mungese tjeter te rendesishme ne mesfushe. Papritur eshte demtuar mesfushori Savio. Edhe ai ka pak shanse per te luajtur ndaj Panathinaikosit. Anorthosis, ne ndeshjen e fundit te kampionatit qipriot eshte mundur, 1-0 nga Hapoeli, duke zbritur ne vend te trete, ne tabelen e klasifikimit. Nga ana tjeter Panathinaikosi ka ecur mire, pas humbjes qe pesoi me Anorthosis. Ekipi grek barazoi ne shtepi me gjermanet e Verder Bremen, por i mundi keta te fundit ne Gjermani. Se fundi, ata shenuan nje fitore te madhe ne "San Siro", ndaj Interit. Anorthosis Famagusta fitoi ne turin e trete eliminator te Liges se Kampioneve, ndaj kampioneve te Greqise, Olimpiakos i Pireut, duke u bere keshtu skuadra e pare qipriote, qe kalon fazen e grupeve, ne Ligen e Kampioneve. Tani nje tjeter ekip grek, Panathinaikos qendron perballe tyre. Kjo ndeshje do te percaktoje, se cila skuader do te vijoje me tej ne fazen e grupeve, mes 16 me te mirave te Evropes, sot ne mbremje, ne Stadiumin Olimpik te Athines. Anorthosis nuk ka asgje per te humbur ne kete ndeshje, madje ka fituar edhe sfiden e pare ne Qipro, 3-1. Nje barazim do ta ndihmonte Panathinaikosin, nderkohe vetem fitorja do te kualifikoje me tej Anorthosis. Ne kampionatin vendas greket jane ngjitur ne vend te trete, pas fitores 2-1, ndaj Ksanthit, kete te shtune. Xhilberto Silva, lojtar qe arriti deri ne finale me Arsenalin ne vitin 2006, pritet te jete protagonisti kryesor ne ndeshjen e dites se sotme. "Ndeshja me Anorthosis do te jete si nje ndeshje finale, sepse ne se bashku do te ndeshemi per t'u kualifikuar per fazen tjeter, por jam i sigurt se do te mund te fitojme ne shtepi," - thekson braziliani.
A. Muraci
A. Muraci