E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet e Marsejes kercenojne Atletiko Madridin

Presidenti i Atletikos se Madrid, Enrikue Cerezo tha se eshte shume i shqetesuar para se ekipi i tij te udhetoje per te luajtur ndeshjen e sotme te Liges se Kampioneve, ndaj Marsejes, pasi nje gjykate ne Spanje vendosi te denoje me burg nje tifoz te Marsejes, ne ndeshjen e kaluar mes dy ekipeve ne fjale. Tifozi goditi, ne perleshje e siper, nje polic. "Nuk jemi te frikesuar para ndeshjes, por teper te shqetesuar. Ekipi yne do te shkoje te luaje nje ndeshje dhe nuk kuptojme pse duhet te rrethohet gjate gjithe kohes nga ana e policise. Ne shkojme per te luajtur futboll, prandaj jam i shqetesuar ," - eshte shprehur presidenti i Atletikos per mediet spanjolle."Atletiko beri punen e saj dhe nuk asnje lidhje me kete ceshtje. Ne nuk kemi bere asgje. Ishte gjykata spanjolle ajo qe dha denimin. Une nuk jam as gjykates dhe as polic," - theksoi presidenti i Atletikos. Pak dite me pare, gjykata ne Madrid vendosi te denoje me tre vjet e gjysme nje tifoz nga Marseja, per shkak te dhunes qe shpertheu ne stadiumin "Vicente Calderon", ne ndeshjen Atletiko Madrid-Olimpik Marseje, e cila perfundoi 2-1, ne favor te vendasve. Golin per ekipin francez e shenoi mesfushori i kombetares sone, Lorik Cana. Por, para ndeshjes se sotme klubi i Atletiko mori nje e-mail kercenues nga ana e tifozeve te Mersejes, te cilet lajmeronin se mezi po e presin ndeshjen, qe te hakmerren ndaj spanjolleve. Cerezo ka bere thirrje tifozeve te ekipit te tij, qe te mos udhetojne drejt Marsejes per te pare kete ndeshje, pasi klubi e ka siguruar kualifikimin per ne turin tjeter te Liges se Kampioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›