Nikollaq Muco: Suksesi im, edhe i Shqiperise
Flet kampioni i Bodybilldingut, pas pese medaljeve
Sportisti gjirokastrit i body-billdildingut, Nikollaq Muco, vazhdon sukseset, duke u ngjitur ne podiumet e larta, ne garat kombetare dhe nderkombetare. Se fundi ne Kampionatin Boteror te Bodybuilding Natyral, zhvilluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ai fitoi pese medalje. Ne nje interviste per "Koha Jone", 47 vjecari Muco sjell emocionet e pjesemarrjes ne gare dhe perfshirjen ne te ardhmen, ne evenimente te tjera:
C'mund te na thoni per rezultate qe arritet ne Kampionatin Boteror, ne SHBA?
Gjate diteve te fundit mora pjese dhe perfaqesova Shqiperine ne dy gara te nivelit boteror ne sportin e bodybillding natyral te zhvilluara ne SHBA. Ne evenimentin e pare, Natyra Olimpia gjate konkurrimit ne kategorine time dola ne vendin e katert. Nderkohe qe, ne nje gare te hapur per te gjitha moshat u rendita ne vendin e peste. Disa dite me pas, u zhvillua gara "Natyral Universi". Gjate pjesemarrjes, fitova dy medalje, duke u renditur te vendin e dyte. Flamuri shqiptar u ngjit mes shteteve fituese, ne vendin e pare.
Kishit emocione, pas fitimit te medaljeve?
Per te qene i sinqerte, nuk mendoja te arrija keto rezultate. Natyrisht ne lidhje me medaljet e fituara pati nje cudi nga pjesemarresit. Me kujtohet se kur u shpalla fitues i vendit te dyte, sportiste nga vende te ndryshme te botes me perqafuan nga gezimi. Flisnin se Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe i padegjuar, por ka sportiste te niveleve te larta. Madje shume sportiste nuk e dinin ku binte Shqiperia. Organizatoret amerikane kishin informacionin e nevojshem per vendin tone, ndersa te tjeret cuditeshin sesi nje sportist shqiptar konkurron dhe merr medalje mes dy amerikaneve, shume te pergatitur.
A iu kane mbeshtetur organizmat shteterore per pjesemarrjen ne keto gara ?
Ne lidhje me pjesemarrjen time te fundit ne SHBA jam munduar te kerkoj mbeshtetjen e organizmave sportive, ne Shqiperi. I kam bere edhe nje leter Ministrise te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve qe te me perkrahte financiarisht, pasi rruga shume e gjate kishte shpenzime te medha. Deri tani nuk kam marre asgje dhe pres te kem ndonje mundesi financiare. Disa biznesmene, ne qytetin e Gjirokastres te cilet i pershendes, iu pergjigjen kerkeses sime per ndihme duke me mbeshtetur financiarisht per pjesemarrjen ne garat sportive, ne SHBA. Megjithe modestine, i falenderoj.
Aktualisht po stervitni edhe nje grup te rinjsh. Cila eshte perspektiva e tyre?
Ne mjediset e palestres sime, ne Gjirokaster, pergatis nje grup prej gati 30 djemsh te rinj te apasionuar pas sportit te bodybillding. Jane kryesisht gjimnaziste dhe studente. Deshira e ketyre te rinjve per te konkurruar ne sportin e bodybilldingut eshte shume e madhe, pavaresisht se ky sport kerkon shpenzime per te pasur pergatitjen e duhur fizike dhe nje forme te mire te trupit. Sportisti duhet te kete nje mbeshtetje financiare, gje qe une pervec stervitjes nuk e kam mundesine qe t'i ndihmoj me shume, ne konkurrimet kombetare apo nderkombetare. Ne qofte se shteti do ta shikoje te arsyeshme mbeshtetjen e tyre, do te ishte dicka e mire, aq me teper qe sporti i bodybillding percjell krahas vlerave sportive, edhe vlera edukative per moshat e reja.
Konkurrimi juaj i radhes, ne garat e bodybilldingut?
Aktualisht po pergatitem per te marre pjese ne Kampionatin Boteror te Bodybillding Natyral qe do te zhvillohet ne Milano (Itali). Por ne ndryshim nga garat e tjera, atje do te jene edhe dy-tre sportiste te rinj nga Gjirokastra. Mendoj se do te jemi ne nje forme shume te mire per te perfaqesuar denjesisht Shqiperine, dhe per te ngritur serish flamurin kuqezi ne podiumin e kampionit.
Intervistoi : Blerim Kore