E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj i shtohet mungesave në përballjen me Maltën

La Valeta - Formacionit të përfaqësueses shqiptare do t’i mungojë edhe portieri Arjan Beqaj, i cili do ta ndjekë këtë sfidë nga tribuna. Numri një i portës i shtohet si mungesë dyshes Lala-Cana, të cilët, edhe ata janë të dëmtuar. Beqaj nuk luan prej kohësh me skuadrën e tij në kampionatin qipriot, pasi ka kaluar një dëmtim në gju që nga muaji tetor. Trajneri Ari Han do t'ia besojë portën gardianit Isli Hidi, i cili po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e tij në kampionatin ukrainas.

Formacini i përfaqësueses shqiptare do të bëhet i ditur nga tekniku holandez vetëm pas stërvitjes së fundit, e cila do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Ta Qali” të La Valetës.

Drejtuesi i stoli kuqezi konfirmoi se objektivi i vetëm i Shqipërisë është fitorja. Holandezi synon t'i marrë tri pikët në La Valeta, duke hedhur në fushë një skuadër shumë ofensive, e cila do të kërkojë golin nga minuta e parë, deri në të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›