Brazili gjunjëzon kampionin e botës
Kampioni i pesëfishtë botëror në futboll Brazili ka mposhtur kampionin e botës Italinë me rezultat 2-0 në miqësoren e zhvilluar në Emirates Stadium. Përballjet e dy kombëtareve më të trofeshme me tituj botëror gjithmonë kanë qene atraktive dhe kësaj here pavarësisht se ishte miqësore publiku nuk u zhgënjye dhe për këtë u përkujdesën dy yjet e Manchester Cityt dhe Elano dhe Robinho. Elano Blumer shënoi golin e parë për jugoamerikanët pas një loje të mirë të Robinhos në minutën e 13-të të lojës. Robinho tregoi vlerat edhe një herë kur rrëmbeu një top nga Andrea Pirlo për të shëtitur nëpër mbrojtjen azure dhe për të shënuar golin e dytë dhe të fundit për fitoren e Brazilit. Iatlianët dy herë gjetën rrjetin por të dy golat nuk u pranuan. Së pari një gol i hershëm i shënuar nga Fabio Grosso u anullua për shkak të supozimit të pozitës jashtë loje ndërsa një gol tjetër në pjesën edytë i shënuar nga zëvendësuesi Luca Toni nuk u pranua për shkak se italiani kishte kontrolluar topin me krah. Me këtë humbje Lippi i jep fund edhe rekordit prej 32 ndeshjeve si i pamposhtur.