E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj lavdëron partneritetin publiko-privat në ANP

Ministri i Financave, Besim Beqaj ka vlerësuar se partneriteti-publiko privat në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është duke u realizuar sipas planeve dhe se ka lëvizje të rëndësishme pozitive në funksionimin e aeroportit.

“Dua të ju them që kemi një rritje të numrit të pasagjerëve dhe normalisht kjo po e faktorizon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Partneriteti po shkon sipas planeve. Në të njëjtën kohë është mbajtur edhe mbledhja e bordit nga ana e kompanisë e cila është fituese e kësaj marrëveshje të koncesionit. Ne patëm rastin të takohemi edhe me znj. Ebru për të diskutua planet dhe përgatitjet. Vizituam edhe objektin e ri, i cili është objekt përtej përmasave të aeroporteve rajonale. Dua të them që ky aeroport do të jetë aeroporti më i mirë në rajon”, tha Beqaj gjatë vizitës qëi bëri sot këtij aeroporti.

Sipas tij, “edhe pse është menduar që aeroporti të jetë diku rreth 25 mijë metra katrorë, objekti që tashti është në ndërtim tejkalon 40 mijë metra katrorë, që realisht do ta bëjë një aeroport që në kushte normale do të pranojë mbi 3 milionë e gjysmë udhëtarë, dhe në kushte të tjera mund të pranojë edhe më shumë”.

Ministri Beqasj lavdëroi me këtë rast edhe menaxhimin, përkatësisht trajtimin e punëtorëve.Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›