E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor, vdes një grua, plagoset shoferi

Një incident rrugor ndodhi pak minuta më parë në zonën e Milotit pasi një makinë tip Benz doli nga rruga duke i marrë jetën një gruaje të moshuar, kurse personi që drejtonte makinën është plagosur rëndë.

Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën nacionale që lidh Rrëshenin me Milotin.

Viktima është Prene Pertena, rreth 80 vjeçe. Ndërkohë, Viktor Pertena, 49 vjeç, drejtues i mjetit, ka mbetur i plagosur në këtë aksident.

Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e rastit për të sqaruar rrethanat në të cilat humbi ekuilibri i drejtimit të mjetit me pasojë daljen fatale nga rruga./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›