Plus 110 mijë konsumatorë
Operatori i telefonisë mobile "Vala", gjatë tre muajve të kaluar, ka përfituar 110 mijë konsumatorë të rinj. Sipas një njoftimi nga Posta dhe Telekomi i Kosovës, kjo njësi ka 955 210 shfrytëzues të shërbimeve të saj.
Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me punën e ekipeve të kompanisë për përgatitjen e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së konsumatorëve.
Orientimi im që prej marrjes së detyrës ka qenë konsumatori dhe këtë objektiv ne jemi duke e realizuar, ngase çdo javë po dalim me produkte të reja. Unë me tërë qenien time profesionale jam duke u angazhuar që të përmbushim kërkesat e konsumatorëve, ka thënë Haxha.
Me këtë ritëm të rritjes, Vala synon shumë shpejt ta ketë edhe konsumatorin e njëmiliontë. Ndërkohë, me investimet e realizuara janë rritur në një kapacitet për një milion e 200 mijë konsumatorë. Në ditët në vijim, ky operator premton se në treg do të dalë me produkte të reja, të cilat do të jenë shumë konkurruese dhe me çmime shumë të volitshme.