E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri: Rugova mbetet njeriu që i ka dhënë emër këtij vendi

Me rastin e katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të premten, kanë bërë homazhe te varri i presidentit “Ibrahim Rugova”, me ç ‘rast vlerësuan se presidenti Rugova, mbetet simbolika e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, dhe njeriu, i cili i ka thënë emër vendit tonë.

Pasi që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ndodhet për vizitë në Tiranë, ku po merr pjesë në përurimin e një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në emër të LDK-së ka folur, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i cili duke e vlerësuar si një ditë të veçantë 17 shkurtin, ka tha se presidenti “Ibrahim Rugova” është themelësi i shtetit të Kosovës dhe njeriu, i cili ka bërë shumë për këtë ditë.

Nënkryetari i LDK-së, vlerësoj se presidenti Rugova, me punën dhe veprën e tij, jo vetëm që i ka bërë nder Kosovës, por gjithë shqiptarëve dhe civilizimit evropian.

“Çdo herë, në ditët e tilla, siç është kjo sot, ne përkujtojmë si kryesi e LDK-së, si anëtarësi, si presidenti ka qenë, është dhe mbetet në zemrat e qytetarëve, mbetet simbolika e shtet formimit dhe shtet ndërtimit dhe pa dyshim që asnjëherë nuk është e mjaftueshme që vepra e tij të përkujtohet vetëm në ditët e tilla, siç është kjo, por çdo here me përkujtimet që ne i bëjmë dëshmojmë se doktor Rugova ka qenë dhe mbetet njeriu, i cili i ka dhënë emër këtij vendi dhe qytetarëve të Kosovës, dhe ka bërë atë që ka qenë synim i qytetarëve tanë”, ka thënë Beqiri

I pyetur nga “Kosovapress”, se a do të vizitohen nga LDK-ja edhe varrezat e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, ai ka tha se drejtues të LDK, po sot do të shkojnë edhe ne Prekaz, për të nderuar figurën e komandantit legjendar, “Adem Jashari”, por nuk kanë përmendur se në agjendën e vizitave, është e planifikuar të vizitohen edhe varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të cilët në njëfarë mënyre, injorohen për çdo përvjetor të pavarësisë. (Kosovapress)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›