“Corruption Connecting Politicians”

"Korrupsioni dhe krimi i organizuar po dëmtojnë progresin ekonomik të Kosovës duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës sociale, po pengon funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës si dhe mbi të gjitha po parandalon përmbylljen e mirëfilltë të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha institucionet e shtetit sepse ky është vullneti i elitës politike të Kosovës, të cilët buxhetin publik të vendit e kanë shndërruar në një burim të përhershëm të financimit të kënaqësive të tyre" ka thënë Armend Mazreku nga FOL, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mjegulluar të ardhmen e Kosovës. "E vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Kosovë është lufta kundër korrupsionit prej institucioneve të shtetit të Kosovës si dhe shkëputja e lidhjeve ndërmjet elitës politike na njërën anë dhe krimit e korrupsionit në anën tjetër" ka shtuar ai.