Tiranë, nesër përurohet rruga “Ibrahim Rugova”
Në letrën e urimit, Basha thekson progresin që ka shënuar Prishtina që pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës dhe kjo falë punës së Mustafa. Bashkia e Tiranës njofton se nesër 17 shkurt, z Basha pret në zyrë në orën 10.00 kreun e Komunës se Prishtinës, Isa Mustafa.
Më pas, në orën 11.00, pranë pallateve të Shallvareve, zhvillohet ceremonia e dhënies se emrit një rruge "Ibrahim Rugova", ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri z Sali Berisha.
Edhe kreu i PDK-së dhe i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi Ditën e Pavarësisë së vendit do ta kalojnë në Tiranë.
Zyrtarë nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës kanë bërë të ditur se edhe kreu i qeverisë, Hashim Thaçi, nesër do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.