Beqiri në Slloveni

Me ftesë të ministres së Kulturës të Republikës së Sllovenisë, Majda Shirca, në Lubjanë po qëndron delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri.
Ky delegacion po merr pjesë në Konferencën Lubjanës, ku po trajtohen çështjet e rehabilitimit të trashëgimisë së përbashkët kulturore të shteteve të Evropës Juglindore.
Gjatë ditës së parë të kësaj konference, pas dhënies së fjalës përfaqësueses nga Kosova, ministri i Kulturës të Republikës së Serbisë, Nebojsha Bradiq, së bashku me delegacionin e tij në mënyrë demonstrative i lëshoi punimet e kësaj konference ndërkombëtare. I njëjti skenar u përsërit edhe me rastin e paraqitjes së ministrit Beqiri.
Pavarësisht nga këto incidente, konferenca vazhdoi punimet duke përcjellë me vëmendje paraqitjen e ministrit Beqiri dhe përfaqësuesve tjerë nga Republika e Kosovës.
Në fjalën e rastit, Beqiri konfirmoi përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministrisë të cilën e drejton, që vendi ynë të jetë partner aktiv dhe i barabartë në të gjitha proceset integruese rajonale dhe evropiane. Kosova është zotuar që në fushën e trashëgimisë kulturore, të ketë qasje dinjitoze, profesionale dhe të respektojë të gjitha standardet evropiane.